Shqipëri madhështore apo anëtare në BE? Manjani zbulon qasjet e partive PD-PS
Juristi Ylli Manjani ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe atë çfarë shqiptarët presin nga dy partitë e mëdha.
Manjani thekson disa nga premtimet e partive, më në krye integrimi në BE dhe kthimi i një Shqipërie madhështore.
“Jemi në një fazë interesante të fushatës, ajo e shkëmbimit të ideve.
Kemi nga njëra anë premtimin që do jemi anëtarë të BE-së në 2030, është diçka që e shohim tek një e ardhme e afërt. Një projekt spektakolar që çdokush do ta pëlqente. Nga ana tjetër kemi një premtim që Shqipërinë sot do ta bëjmë madhështore. Ktu fillon e ndahen qasjet sesi do shkojmë drejt këtyre hapave. PS e maskon më bukur idenë e programit të PS, ndërsa PD është me idenë se kemi qenë mirë në 2005 dhe ta rikthejmë edhe sot”, tha ai.
Manjani lë hapësirë skepticizmi për integrimin në BE, duke shtruar pyetjen se si do jemi pjesë e saj teksa e gjithë koha politike harxhoet me çështjen e pensioneve.
“Duhet të ndajmë populizmin nga gjërat konkrete. A vërtet mendojmë që Shqipëria do jetë pjesë e BE-së apo do kemi një Shqipëri madhështore nëse harxhojmë kohë për pensionistët? Pensionisti është i rëndësishëm por nëse harxhojmë gjithë kohën politike për të menduar si do rritet pensioni, është e sigurtë që do gënjejmë. As PD nuk e rrit. Pensioni rritet vetëm nga puna, nga kontributi në sigurimet shoqërore.
Europian do bëhemi vetëm nëse shtojmë punën dhe mbrojmë biznesin, ekonominë, pronën dhe nuk konsiderojmë aset kombëtar çdo biznesmen. Kjo është sfida”, tha juristi Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
- 12:52 Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin