Shqipëria, ndër vendet e rajonit që paguan më pak për lejen e lindjes
Pagesa e lejes së lindjes në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtat në rajon, duke u renditur pas Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku prindi me leje lindjeje paguhet sa paga e plotë neto.
Ekspertët sugjerojnë amendimin e ligjit, në mënyrë që prindërit të përfitojnë pagesë të barasvlershme me vlerën e pagës se plotë gjatë lejes së lindjes. Ata sqarojnë se, një pagesë e ulët përkeqëson situatën në familje dhe krijon pabarazi.
Ja si paguhet më pak një prind me leje lindjeje
Sipas ligjit, për të përfituar leje lindjeje, gruaja duhet të ketë punuar e siguruar, në vendin tonë, 12 muaj kalendarikë me ose pa ndërprerje në një ose disa qendra pune. Gjatë shtatzënësisë duhet të ketë punuar të paktën një javë.
Të drejtën për leje kujdesi ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.
Ligji për Sigurimet Shoqërore saktëson se prindi me leje lindjeje do të paguhet sa 80% e pagës neto për gjashtë muajt e parë të lejes dhe sa 50% e pagës neto për gjashtë muajt e dytë të lejes.
SI LLOGARITET?
Konkretisht, nëse marrim në konsideratë pagën minimale (34.000 lekë) para ndryshimit të ligjit, prindi me pagë të deklaruar 34.000 lekë, përfitonte 80% të pagës bruto, pra konkretisht 27.200 lekë për 6-mujorin e parë dhe 50% të pagës bruto, pra 17.000 lekë në muaj për 6-mujorin e dytë, ndërsa pas ndryshimit të ligjit i njëjti prind me të njëjtën pagë prej 34 mijë lekësh përfton 80% të pagës neto, pra afërsisht 24.000 lekë për 6-muajt e parë të paslindjes dhe 15.000 lekë për 6-mujorin e dytë pas lindjes. Pra, prindi merr 3.200 lekë në muaj më pak në 6-mujorin e parë dhe 2.000 lekë në muaj më pak në 6-mujorin e dytë.
Ndërkohë, për pagën maksimale prej 150 mijë lekësh, një prind përfiton 94 mijë lekë me ligjin e ndryshuar në vitin 2014, aktualisht në fuqi. Ndërkohë, nëse përllogaritja do të bëhej mbi bazën e pagës bruto, atëherë një prind do të përfitonte 120 mijë lekë.
Ligji arbitrar rëndon gratë
Nga të dhënat e marra nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, rezulton se për vitin 2021 janë marrë 18.139 leje lindjeje nga gratë dhe 769 nga burrat, ndërkohë lindjet për këtë vit janë 27.211, pra nga përllogaritjet rezulton se 8.303 familje vetëm për vitin 2021 nuk kanë përfituar nga leja e lindjes.
Shqipëria, ndër vendet e fundit në rajon
Vendet e rajonit, si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, e kanë masën e përfitimit nga leja e lindjes sa 100% e pagës bruto. Serbia është vendi me kushtet më të mira për mirërritjen e të sapolindurve, pasi masa e përfitimit të lejes së lindjes është 106% e pagës, sipas një përllogaritjeje të bërë nga Open Data.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro