Shqiptari nga Italia: Qeveria po jep subvencion për ata që punojnë në diell
Eksperti i turizmit Anduel Guri ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albania” për të folur rreth motit “përvëlues” në Europë.
Ai tha se duke qenë se moti i nxehtë, po e vështirëson shumë mbarëvajtjen e punës, këshilli i ministrave në Itali ka vendosur që punëtorët që punojnë në kushte të vështira, sidomos ata të sektorit të ndërtimit do të subvencionohen nga shteti në rast se temperaturat e larta i detyrojnë të lënë punën.
“U morr një vendim i këshillit të ministrave i cili në bashkëpunim me institutin e sigurimeve shoqërore, po punon në raportin e industrisë, fabrikat apo vendet ku punëtorët punojnë në kushte të vështira.
Në momentin që temperatura arrin në një masë të caktuar kanë të drejtë të ndalojnë punën dhe në të gjitha orët që puna ndalohet do i subvencionojë shteti, pra futet në punë asistenca sociale. Pra edhe nëse punëtorët nuk punojnë për disa orë ata do paguhen, jo nga kompanitë private, por nga shteti”,-tha eskperti i turizmit Anduel Guri.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në