“Shqiptari pagoi 25 mijë paund dhe mori letra angleze”-gazetari tregon skemën…

3 Prill 2024 | 08:15

Gazetari Eraldo Harlicaj tha në “Good Morning Albanians” se pas metodave me gomone apo kamionë,  shqiptarët kanë gjetur një tjetër metodë për të shkuar në Angli, duke marrë atësinë e një fëmije të një nëne të vetme atje.

Duke treguar se si funksionon kjo skemë Harlicaj tha se shteti Anglez, ëhstë favorizues sepse politikat e saj nuk futen deri në intimitet.

ai tregoi se një person kishte paguar 25 mijë paund për të gjetur një grua shtatzënë, e duke marr kështu atësinë e fëmijës. Në këtë formë ai ka marrë dokumentet e shtetit Anglez.

“Po ju tregoj se si funksionon skema. Ka dy mënyra, nuk është Tik Tok-u epiqendra e kësaj skeme, aty bëhet reklama se shqiptarët janë të zhurmshëm e kanë filluar ta kthejnë si biznes e në Tik Tok. Një person ka paguar 25 mijë paund për të bërë këtë skemë, ai ia ka dhënë një personi tjetër, një sekseri, këta gjejnë gjithçka. Ata gjejnë nënën, shtëpinë, në momentin që ti paguan 25 mijë paund nuk ke nevojë të bësh asgjë tjetër.

Ka dhe një mënyrë tjetër, në momentin që shqiptarët shkojnë vet drejt zonave që janë të varfëra në Londër, shkojnë drejt spitaleve për të kuptuar nëse nënat kanë probleme ekonomike, janë të vetme, në këtë mënyrë hyjnë në kontakt direkt me nënat. Ka pasur raste që kanë paguar më pak 5 apo 10 mijë paund duke shfrytëzuar problemet ekonomike që mund të kenë gratë atje, e në këtë mënyrë kanë filluar bashkëjetesën”,-tha Harlicaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024