Shtohen pakënaqësitë në popullatë, 60% e shqiptarëve nuk pëlqejnë punën që bëjnë

17 Janar 2020 | 12:13

Sipas një ankete të organizatës së këshillimit “EP dhe Partnerë,” më shumë se gjysma e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë janë të pakënaqur nga puna e tyre.

Megjithatë kjo shifër ka një rënie krahasuar me sondazhin e dy viteve më parë ku pakënaqësia ishte në nivelin 64 % në të dy vendet. 

Studimi evidenton faktin se 57 për qind e te intervistuarve në shumë qytete të vendit tonë dhe në Kosovë, synojnë të ndërrojnë punë në vitin e ardhshëm.

Arsyet ishin për një pagë më të lartë, mundësi karriere, vlerësim, dhe një punë me kushte më të mira dhe më pak stres.

Pakënaqësia më e lartë ishte mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30-39 vjeç.

Tre faktorët e fundit hyjnë në të drejtat e qytetarit në punë. Edhe pse legjislacioni për këto të drejta është i plotë tek ne, ato shkelen rregullisht si ne sektorin publik dhe në atë privat.

Ankesat më të mëdha vijnë kryesisht nga sektori privat, sidomos nga ai fason. Strukturat që duhet të na mbrojnë nga shkelja e të drejtave tona në pune,  të tilla si sindikatat njihen pak dhe nuk gëzojnë sa duhet besimin e punonjësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026