Si ndikon fitorja e Trump për Kosovën? Diplomati: Do merren vendime të rëndësishme

8 Nëntor 2024 | 21:52

Diplomati Edon Cana komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania fitoren e Donald Trump si president i SHBA dhe ndikimin që kjo pritet të ketë në Ballkan.

Ai tha se Trump është një president që merr vendime dhe kryen punë, ndërsa u shpreh optimist se me ardhjen e administratës Trump do të bëhen edhe disa ndryshime të nevojshme për Kosovën.

“Ndjesia ime është se me Donald Trump diçka do të ndodh. Presidenti Trump është president që merr vendime dhe kryen punë. Për Kosovën kjo duhet që të ketë një qartësi në disa çështje esenciale dhe fondamentale.

Ne kemi ish-presidentin e Republikës së Kosovës në Hagë, i cili ishte rrugës për tu takuar me Donald Trump, ai ishte në aeroplan. Kjo duhet të sqarohet se pse dhe si ndodhi kjo çështje, pasi marrëveshja që u nënshkrua më pas nga kryeministri Hoti ishte një version shumë i dobët i asaj në të cilën janë akorduar në parim ish-presidenti i Kosovës dhe presidenti Trump.

Mund të themi që të dy presidentët demokrat ishin shumë të dëmshëm për Kosovën në shumë drejtime jo për shkak të ndonjë vendimi, por për shkak të mos vendimeve strategjike. Obama unë mendoj se është një nga presidentët më të dobët që pati Amerika për shumë dekada, nga Biden kishim pritje të mëdha, por nuk ndodhi asgjë. Ishte një lëvizje pa rezultat dhe normal që faji nuk është jetim, se fajtori duhet të kërkohet edhe në Prishtinë. Unë mendoj se me Trump, do rikthehet një momentum, por se çfarë lëvizje do të kemi kjo varet edhe nga Prishtina”,-tha Cana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026