Pas ndeshjes së humbur 3-0 ne Korçë, volejbollistet e trajnerit Orlando Koja kanë humbur dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 3-1 në Tiranë.
Me dy fitore, Tirana synon të shpallet kampion në shtëpinë e korçareve ndërsa qe Skënderbeu me dy humbje do e ketë të vështirë për ta çuar në 5 ndeshje këtë fazë finale të playoff.
Në të dy këto takime, Skënderbeu krahas problemeve në lojë ka patur probleme me lojtaret e dëmtuara.
De Souza pas dëmtimit në një fazë të shkurtër e ka pasur të pamundur të shkojë në maksimumin e saj në lojë, e si mos të mjaftonte kjo lojtare, pas aksidentit në Qafë Thanë edhe Anxhela Mehmeti nuk ka qenë e gatshme për trajnerin Orlando Koja por ajo që është kryesorja në të dy këto takime për shkak të dëmtimit nuk ka luajtur Peace.
Pa 3 lojtare kryesore në lojë, Skënderbeu e ka pasur të pamundur të bëjë me shume ne dy ndeshjet e luajtura me kryeqytetaset.
Ndeshja e tretë pas pak ditësh luhet në Korçë, Skënderbeu nuk duket i dorëzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fitorja me Dinamon, Tirana në play-out, Partizani në Final 4! Bien Skënderbeu e Laçi
- Aksident në Qafë Thanë, del nga rruga autobusi me volejbollistet e Skënderbeut