Sot Kuvend, diskutohen ndryshimet e pagave për institucionet e Vetingut
12 Maj 2022 |
10:04
Parlamenti do të mblidhet në orën 10:00 në seancë parlamentare.
Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i raporteve vjetore të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave dhe Autoritetit të Konkurrencës.
Gjithashtu, në seancë do të kalojnë për votim dhe tre projektvendime që lidhen me miratimin e pagave të reja për zyrtarët e institucioneve të pavarura të Vetingut.
Një ditë më parë Konferenca e Kryetarëve vendosi për rrëzimin e kërkesës të 7 deputetëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan verifikimin e procedurave të ndjekura nga qeveria për dhënien e statusit investitor strategjik të një sërë kompanish.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
- 12:36 Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin
- 12:17 Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
- 12:15 Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë
- 12:13 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 12:05 Nafta bie sërish, Brent nën 82 dollarë në pritje të kushteve të marrëveshjes Uashington-Teheran
- 12:02 Trafikuan 4.3 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona