Startup Window: Akademi.al – Platforma Shqiptare për Mësime Online
Në episodin e ardhshëm të Startup Window, do të zbulojmë një histori që po transformon arsimin shqiptar dhe po prek zemrat e shqiptarëve kudo në botë. Akademi.al është një platformë edukative që po sjell mësime online në gjuhën shqipe për mijëra fëmijë në Shqipëri dhe përtej saj, duke u ofruar fëmijëve mundësinë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën e tyre amtare.
“Akademi.al është një platformë që jep mësime dhe materiale në gjuhën shqipe falas për fëmijët. Mbulojmë çdo lëndë dhe temë të kurrikulës nga klasat parashkollore deri në klasën e 12-të.”
Gjatë pandemisë, Akademi.al luajti një rol kyç, duke ndihmuar fëmijët të vazhdojnë mësimet online. Falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, platforma u bë pjesë e programit RTSH Shkollë, një kanal i dedikuar për mësimdhënien në distancë.
“Pak muaj para pandemisë, ne kishim krijuar mijëra video mësimore që mund të aksesoheshin online. Më vonë, këto materiale u përdorën edhe nga Ministria e Arsimit për të ofruar mësime nëpërmjet RTSH Shkollës”,- Dean Çelaj.
Por ambiciet e Akademi.al shkojnë përtej mësimdhënies tradicionale. Platforma po sjell teknologji të reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi që do t’i ndihmojnë në të ardhmen.
“Ne kemi zhvilluar disa projekte me inteligjencë artificiale dhe synojmë të ofrojmë një kurrikulë të thjeshtuar për fëmijët që të mësojnë si ta përdorin atë, nga gjërat më bazike deri te teknologjitë më të avancuara”,-Çelaj.
Akademi.al po luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët në emigracion, duke ndihmuar brezin e ardhshëm të ndjehet më pranë rrënjëve të tyre.
Mos e humbisni episodin e Startup Window, ku do të zbuloni se si Akademi.al po fuqizon brezat e rinj, duke krijuar një urë mes traditës dhe teknologjisë për të ndërtuar të ardhmen e arsimit shqiptar!
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE