Stuhi tjetër vdekjeprurëse në Serbi, vdesin një fëmijë dhe një grua
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse, e cila goditi Ballkanin, kanë bërë të ditur mediat lokale, të shtunën.
Stuhia e së premtes fillimisht goditi Slloveninë, duke vazhduar drejt Kroacisë, e më pas drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku solli erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.
Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, përfshirë pemë të shkulura, të cilat dëmtuan automjete dhe çati shtëpish, raporton AP.
Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë.
Meteorologët kanë thënë se stuhitë ishin aq të fuqishme, sepse pasuan disa ditë jashtëzakonisht të nxehta. Ekspertët thonë se kushtet e motit ekstrem me gjasë janë nxitur nga ndryshimet klimatike.
Në qytetin verior serb të Novi Sadit, djali 12-vjeçar u gjet i vdekur në rrugë gjatë stuhisë, por mbetet e paqartë nëse ai ishte goditur nga rrufeja apo është vrarë nga rryma, ka njoftuar televizioni shtetëror RTS.
Mediat lokale thonë se Novi Sadi është goditur më së ashpri, ku stuhia ka dëmtuar çatinë e një qendre ekspozitash në qytet. Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shumë rrugë kanë mbetur të bllokuar në mëngjesin e 22 korrikut.
Në fshatin Kovaçica, në verilindje të Serbisë, një grua vdiq nga tymi, pas shpërthimit të një zjarri, kur rrufeja goditi një pemë pranë shtëpisë së saj, ka bërë të ditur RTS.
Policia serbe ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike