Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

10 Qershor 2024 | 22:53

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, është shprehur se nëse Fredi Beleri do të shpallet i pafajshëm nga Apeli i GJKKO, ai do të lërë mandatin e eurodeputetit për të kryer funksionin e kryebashkiakut të Himarës.

Komentet Suli i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ka pak gjasa që Beleri të shpallet i pafajshëm në Apelin e GJKKO-së, pasi sipas tij, drejtësia në Shqipëri është me regji nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha gjithashtu se në të kundërt, Beleri do të vijojë betejën e tij për drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Nëse Apeli e shpall ashtu siç është realisht, të pafajshëm, Beleri do të shkojë dhe do bëjë detyrën e kryetarit të Bashkisë, mandat të cilin ja besoi populli i Himarës dhe do japë dorëheqjan nga mandati i europarlamentarit.

Në rast se nuk ndodh, që ka më shumë propabilitet sepse drejtësia është me regji dhe është rilindase, do vijojë të gjitha shkallët e gjykimit deri në Strasburg ku do të marrë pafajsinë dhe dëmet do i paguajmë të gjitha ne. Mandatin për eurodeputet do e vahzdojë”, tha Suli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026