Sulm me shok-bombë në Zveçan
Në Zveçan mbrëmjen e 18 qershorit është kryer një sulm me një mjet shpërthyes, që sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë qenë shok-bombë.
Ky mjet plasës është hedhur nga persona ende të panjohur, shkruan REL.
“Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e hedhjes së shok-bombave në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Autoritetet thanë se mbrëmjen e 16 qershorit janë hedhur dy shok-bomba në Mitrovicë të Veriut. Njëra, sipas Policisë, u hodh afër stacionit policor dhe tjetra afër Shkollës Teknike.
Ndërkaq, mëngjesin e po të njëjtës ditë, cak i sulmeve me shok-bomba ishin stacioni policor në Zveçan dhe ai në Mitrovicë të Veriut.
Nga këto sulme nuk është raportuar për të lënduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat