Sylvinho “kërcënon” Gjeorgjinë: Luajmë vetëm për fitore
Gjithçka për gjithçka mund të konsiderohet ndeshja ndaj Gjeorgjisë, e kombëtarja shqiptare është 100% e motivuar e synon vetëm 3 pikët.
Kuqezinjtë e udhëhequr nga trajneri Syvlinho kanë zhvilluar seancën stërvitore të fundit në prag të duelit të së hënës, ndërsa atmosfera duket pozitive.
Braziliani beson tek lojtarët në dispozicion, ndërsa shpëtim sheh vetëm fitoren.
“Mendoj se ndeshja e parë në Tiranë ishte 50-50 sa i përket vështirësisë, duel fiziko-taktik. Gjeorgjia ka trajner e lojtar të mirë dhe bëri një evropian cilësor. Pas ndeshjes si trajner ti analizon dhe mendon se do ndryshuar diçka, ne si staf do kuptojmë cili lojtar do të luajë dhe cili jo. Me gjithë respektin për Gjeorgjinë ne luajmë për 3 pikë dhe synojmë fitoren”,-tha Sylvio Campos Junior, trajner i kombëtares shqiptare.
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe mbrojtësi Ardian Ismajli që analizoi gjendjen.
“Kemi dy humbje në ndeshjet e fundit, por kur e sheh ndeshjen si ka shkuar, me Gjeorgjinë nuk merituam humbje, megjithatë është e kaluar, do shohim përpara. Vetëm fitorja na kryen punë, kemi ardhur për 3 pikë, pasi vetëm 3 pikë na mbajnë në garë për vendin e parë”,-u shpreh Ardian Ismajli, mbrojtës i kombëtares shqiptare.
Më tej, 28-vjeçari foli dhe për rrezikun kryesor të kundërshtarit:
“Ne të gjithë e njohim Kvaran, për kualitetin dhe cilësitë që ka. E ndaluam në ndeshjen e parë, do ia dalim dhe nesër, sepse grupi gjithmonë është ai që bën rezultatin e ndeshjen, për një rezultat sa më pozitiv, sidomos mbrojtja për ndalimin e kundërshtarit”.
Gjeorgji-Shqipëri luhet të hënën në orën 18 në Tbilisi, ndërsa stadiumi pritet të jetë i tejmbushur nga tifozët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë