Tabaku: E pafalshme mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar sistemin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se është e pafalshme mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
Komentet Tabaku i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku tha se deputetët po bëjnë minimumin e mundshëm për të mos shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për listat zgjedhore, por shtoi se nuk po bëhet ajo që duhej bërë.
Sipas Tabakut, si gjithmonë ndryshimet në kodin zgjedhor diskutohen në ditën e fundit të sesionit parlamentar dhe votohen natën, që qytetarët të mos marrin vesh çfarë miratohet.
“Sot po miratojmë minimumin e mundshëm, por ajo që duhej bërë, sot nuk është bërë. Ky dështim që fatkeqësisht është në seancën e fundit të Parlamentit, në shkelje edhe të angazhimeve të marra nga mazhoranca, për mua është një dështim i këtij Parlamenti që po e mbyll këtë sesion duke e diskutuar si gjithmonë kodin zgjedhor ditën e fundit të sesionit me një votim natën, ku qytetarët nuk do të marrin vesh shumë çfarë do të ndodhë të nesërmen.
Sot jemi bërë duke bërë minimumin e mundshëm që Parlamenti të mos e mbyllë sesionin me shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirëse transparente të diskutuar gjatë, e cila zgjidh disa nga problemet kryesore që të gjithë i kemi përjetuar në zgjedhje”, tha Tabaku.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat