Taulant Muka: Rexhep Qosja është zero në produktin shkencor, njihet për letërsi
Taulant Muka studiues dhe epidemiolog, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians”, ku doli kundër peticionit dhe kërkesës së disa intelektualëve të cilët kërkuan që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të ndërhyjë “në një fenomen që shpesh po shikohet në ekrane, ku persona pa njohurinë e duhur shkencore flasin për çështje të ndryshme ku nuk kanë as përgatitjen dhe as kompetencën për ta bërë”.
Muka tha se duhet të kesh kapacitet intelektual brenda fushës që ti flet dhe sipas tij në këtë kompeticion jo të gjithë e kanë këtë kompetencë. Ai tha se profesori Rexhep Qosja, një nga personat që e kanë firmosur peticionin, mund të jetë i njohur në letërsi, por “është zero në produktin shkencor”.
“Duhet të kesh një kapacitet intelektual brenda fushës që ti flet. Problemi është se në rastin konkret ne po flasim për një apo dy persona, të cilët kanë një “background”në fushën e tyre dhe nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që kanë firmosur dhe e quajnë veten profesor në atë fushë. Hajde bëjmë një ballafaqim mes tyre. Gjëja e parë që unë studiues bëjë, është të shikoj kush janë këta persona.
Emrat e parë kanë titujt profesor që mua më shqetësojnë, profesori Rexhep Qosja i cili mund të jetë një figurë shumë e njohur e letërsisë, problemi është se nga produkti shkencor është zero. Duhet ndarë shkenca nga mësuesia. Të njohësh gjuhën standarde dhe të shpjegosh gjuhën standarde edhe mësuesi e bën, unë them të krijosh në kontekstin shkencor”,tha studiuesi dhe epidemiologu Taulant Muka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së