“Të hapet shkolla e aviacionit”- Ish-pilotët përloten në bazën e Kuçovës
Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë u inagurua këtë të hënë me një ceremoni ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, por dhe zyrtarë të NATO-s e diplomatë.
Gazetari i Euronews Albania, Andrea Danglli, solli dhe përjetimet e ish-pilotëve shqiptarë, tashmë në pension, të cilët ishin të pranishëm në aktivitet.
Ish-pilotët apeluan që të hapet shkolla e aviacionit, e cila ka nxjerrë dikur pilotë shumë të mirë, të përgatitur dhe për luftë.
“Qeveria të hapë shkollën e aviacionit, pasi ajo ka qenë fidanishtja e gjithë aviacionit shqiptar. Aty kanë dalë pilotë jashtëzakonisht të mirë që kanë treguar veten e tyre në të gjitha situatat ajrore. Ne ishim të përgatitur për luftë pavarësisht se nuk kishte luftë”, tha piloti.
Ndërkohë që një tjetër ish-pilot rrefeu mes emocionesh 40 vitet e punës në aviacion.
“Jemi shumë të emocionuar, pasi kemi punuar një jetë të tërë në aviacion, për 40 vjet me radhë. Unë kam punuar në bazën e riparimit kapitaltë avionave të gjithë parkut të Shqipërisë, me githë punëtorët që kanë qenë specialistë të veçantë. Që të punosh në teknikën e aviacionit është një mrekulli, ku duhet mençuri dhe korrektësi në çdo drejtim. Aktualisht baza e riparimit nuk funksion më që kur dolën jashtë përdorimit avionat. Ajo bazë ka qenë ndër më të mirat në Evropë”, tha ish-piloti.
Ndërkohë që një tjetër ish piloti u shpreh: “Është emocion jashtëzakonisht i madh. Kam disa vite që kam ikur pasi banoj në Tiranë. Kam shërbyer 32-vite në këtë aerodrom është një gjë e madhe. Mosha bën të sajën dhe skam më mundësi të pilotoj”.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit