Plagosi me armë zjarri një person në Krujë, autori në kërkim (Emri)

28 Shkurt 2024 | 21:32

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë. Burime për Euronews Albania thonë se një person është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon punën për kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë Vladimir Merlika.

Rrethanat janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026