Trump apo Harris? Kryeministri Kurti zbulon preferencën e tij

30 Tetor 2024 | 08:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe nëse do të përkrah kandidaten demokrate, Kamala Harris, siç kishte bërë në zgjedhjet para këtyre me presidentin Joe Biden.

Kurti ka thënë se i kryeministër i Republikës së Kosovës bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e të gjitha shteteve nga parti të ndryshme, derisa ka shtuar se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është social-demokrat dhe demokrat.

“Unë tash jam kryeministër i Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve nga të gjitha anët e spektrit politik, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Si kryetar i VV-së, jam social-demokrat, jam demokrat dhe s’kam asgjë të re të shtoj. Marr pjesë në të gjitha konferencat, samitet e partive simotra, edhe në Evropë edhe në botë. Edhe të partive të tjera, sic ishte ajo në Chickago në SHBA”, ka theksuar Kurti.

Sa i përket mundësisë së fitores së Donald Trump dhe rikthimit të Richard Grenell, Kurti ka thënë se s’dëshiron të lëshohet në hipoteza mbi hipoteza, për emërimet e mundshme që mund të bëhen nga kandidati që do të fitojë zgjedhjet.

“T’i shohim rezultatet e zgjedhjeve dhe përzgjedhjet që do të bëhen nga ana e kandidatit që fiton. S’do bëja tash gjimnastikën celebrale të hipotezave mbi hipotezat, që nëse fiton ky, e nëse ai nuk fiton, se s’po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin. S’do të kisha hyrë në këtë, sepse na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet atje dhe se kjo është foltorja e kryeministrit”, ka thënë Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026