“Udhëtarët” shijojnë historinë dhe plazhet e Himarës
Me kalanë e Porto Palermos dhe plazhet e bukura, Himara është një nga vendet më të vizituara nga turistët gjatë periudhës së verës në Shqipëri. Pikërisht këtë vend vizituan së fundmi “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët sjellin në episodin e radhës historinë dhe veçantitë e kësaj zone.
Kalaja e Porti Palermos, apo e njohur ndryshe si kalaja e Ali Pashë Tepelenës, pasi është ndërtuar nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër.
E ndodhur vetëm 6 km larg nga Himara, në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormës) ajo është një nga kalatë më të mirëmbajtura në Shqipëri. Brenda saj ka shumë gjurmë të historisë, periudhë pas periudhe, që nga fotot në mur të Pashait të Janinës, e deri te dhoma që ka shërbyer për haremin i tij, apo vendi ku mbahej benzina gjatë regjimit komunist.
Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qëndronin ushtarët. Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh.
Pas Ali Pashës, ka qenë Mbreti Zog ai i cili e ka përdorur kalanë si kamp internimi, ndërsa gjatë periudhës se regjimit komunist në vitin 1946 u shpall monument kulture e kur poshtë saj u ndërtua baza ushtarake, shërbeu si magazinë.
Sot një monument kulture, ajo vizitohet nga shumë turistë që duan të njohin dhe prekin historinë.
Lexo: “Udhëtarët” në Gjirokastrën e kalldrëmeve plot histori dhe talent
Për të apasionuarit pas aventurës dhe që duan të eksplorojnë detin e Himarës, gjiri i Filikurit ofron qetësi, diell, e ngjyrat më të kristalta të detit dhe është plazhi më i afërt me Himarën.
Aty mund të shkoni me skaf për pesë minuta nga Himara, apo me kanoe ose në këmbë, për një orë.
Gjiri i Filikurit është ndryshe nga gjiret e tjerë të plazhit të Himarës, pasi nëse gërmoni aty, falë burimeve të brendshme ujore gjeni ujë të pijshëm.
Në këto temperatura të larta dhe pranë detit, “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji nuk mund të largoheshin nga Himara, pa provuar koktejin me boronicë të përgatitur nga Vullnet Krasniqi. Profesioni i tij është gazetar, por gjatë verës i pëlqen të jetë pranë njerëzve dhe të përgatisë kokteje për t’i freskuar në këtë temperaturat e larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres