“Udhëtarët” vizitojnë rrapin e Libohovës dhe shtëpinë e Zekatëve në Gjirokastër
Pasi eksploruan një pjesë të qytetit të Gjirokastër, “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në episodin e radhës një nga veçantitë e qytetit të gurtë, Shtëpinë e Zekatëve dhe vizitojnë Libohovën.
Qyteza e Libohovës ndodhet rreth 20 km në juglindje të Gjirokastrës, me një bukuri natyrore magjepsëse dhe me monumente me vlera kulturore.
Në qendër të qytetit bie në sy rrapi shumëshekullor, i cili është pjesë e historisë së qytetit dhe monument natyror shumë i rëndësishëm. Ai ofron një kurorë të bukur me degët e tij, të cilat lidhen me njëra- tjetrën duke formuar një labirint degësh dhe duke i bërë hije një pjese të qytetit.
Renaldo tregon se ky rrap ka një histori shumë të veçantë, pasi është mbjellë rastësisht nga një i moshuar që kaloi aty dhe vendosi një degë rrapi. Burimi i ujit që ndodhet pranë rrapit e ndihmoi të zinte rrënjë dhe të jetë pjesë e qytetit në ditët e sotme, ndryshe nga rrapet e tjerë që janë tharë.
Ngjitur me rrapin ndodhet një kompleks arkitektonik i mrekullueshëm. Bëhet fjalë për sarajet e bejlerëve të Libohovës të ndërtuara në shekullin e XIX.
Një pikë shumë interesantë për t’u vizituar në qytetin e Libohovës është dhe Kalaja e Libohovës. E ndërtuar mes viteve 1796 dhe 1798, ajo ka qenë dhuratë e Ali Pashë Tepelenës për motrën e tij, Shanisha e martuar në Libohovë.
Kjo kala me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë ofron një destinacion të mrekullueshëm për të pasionuarit e historisë.
Tashmë është kthyer traditë që në çdo qytet të Shqipërisë, “Udhëtarët” na njohin me gatimet tradicionale të zonës. Loneta së bashku me kuzhinierin Erikson Gorici përgatisin ‘qifqi’ (qofte me oriz), pjatën tradicionale të Gjirokastrës duke treguar dhe mënyrën si përgatitet.
Në rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës ndodhet Shtëpia e Zekatëve, ndërtuar në vitet 1811- 1812. Vjosava Zeko tregon se kjo shtëpi i është bërë dhuratë stër-stërgjyshit të saj Bekir Zeko, i cili ishte një llogaritar në kohën e Ali Pashës Tepelenës nga ky i fundit.
Shtëpia e Zekatëve konsiderohet unike në të gjithë rajonin e Ballkanit, për nga madhësia dhe pasuria e saj arkitektonike. E ndërtuar prej guri për arsye sigurie, ajo ka një konstruksion të veçantë: muret rrethuese të dhomës kryesore janë të dekoruar me afreske, ndërsa tavanet janë prej druri të gdhendur, oxhakët e zbukuruar dhe ka dy harqe të mëdha sa lartësia e të gjithë shtëpisë, të cilat krijojnë një raport misterioz për vizitorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut