Valteri trondit me deklaratën për Berishën: Janë vrarë 300-400 njerëz në Tropojë
Ish-deputeti Hali Valteri deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se janë vrarë rreth 300 apo 400 njerëz në Tropojë.
Sipas tij në gjithë këto vite politikë ka qenë mëse e qartë se çfarë personazhi ka qenë Sali Berisha.
“Janë vrarë mbi 300-400 veta në Tropojë nga përplasjet që kanë nisur për një sharje që i thoshte e dua të lidhur në Tiranë, e dua me vete në Tiranë atë, kështu që flasim për një personazh që në 30 vjet ja ka treguar mirë shqiptarëve se çfarë është i aftë të bëjë, se çfarë është i aftë të sjellë, se çfarë është i aftë të mbjelli në këtë vend,’ – u shpreh Valteri.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për të. Seanca, e cila u zhvillua në Spitalin e Traumës, aty ku është i shtruar Shehu, zgjati vetëm pak minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së