VIDEO/ Rama telefonon Thaçin: Vëllai im, më vjen keq që s’bëj dot më shumë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
17 Shkurt 2026 | 17:21

Me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçin.

“Gëzuar pavarësinë, Komandant,” e nisi Rama bisedën me Thaçin, ndërsa më pas i tha se është shumë i shqetësuar me këtë historinë e gjyqit. Në fund Rama e mbylli bashkëbisedimin me fjalët: “Vëllai im, të përqafoj, të dua shumë, më vjen keq që s’bëj dot më shumë. Gëzuar dhe të fala shokëve”.

Rama shkruan se Komandanti, duke iu referuar Thaçit, ishte i qetë gjatë telefonatës.

“Prej vitesh, telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund: ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë askush’,” shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026