“Votoi me dy duar” PD: Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të opozitës në shkelje
Partia Demokratike ka reguar në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës.
PD shkruan se kërkesa mban firmëtar Baftar Zeqajn, i cili u kap nga media duke shkelur rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste, e cila nuk ndodhej në seancë.
Sipas PD-së, socialistët janë në shkelje të rregullores pasi sekretariati i etikës duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.
Njoftimi i PD-së:
Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn, i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.
Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.
Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.
Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.
Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.
-
- Edmond Spaho
- Elda Hoti
- Sorina Koti
- Oerd Bylykbashi
- Lindita Metaliaj
- Greta Bardel
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut