Zeka: Si rrjeti i agjentëve shqiptarë i premtoi ndihmë Thaçit në këmbim të parave
Analisti Milaim Zeka deklaroi se një rrjet agjentësh shqiptarë, duke përdorur autoritetin si njerëz me lidhje me FBI-në dhe CIA-n, i kanë premtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se do ta ndihmonin në këmbim të parave, që të mos merrej në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se njerëz të Thaçit kanë biseduar me këta 3 agjentë.
“Je apo nuk je fajtor, Gjykata Speciale është një gjykatë totalisht raciste dhe në qoftë se ata arrijnë të arrestojnë presidentin e një shteti, siç është Hashim Thaçi, ose kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si edhe shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, zotin Rexhep Selimi, pa asnjë fakt, argument, vetëm se duan t’i arrestojnë me mashtrimet e këtij grupi, imagjino se çfarë i bëjnë një njeriu.
Po, i kanë bërë përmes njerëzve të Thaçit. Janë munduar që t’i bëjnë një premtim të tillë. Jo vetëm atij, por edhe gjithë të tjerëve. Por këta nuk kanë dashur të bisedojnë për gjëra të tilla. U kanë thënë se nëse kanë fakte, jo thashetheme, shkoni te Prokuroria Speciale”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Gazetari deklaratë të bujshme: Si shefi i Agron Nezës më shantazhoi për 320 mijë €
- “Të arrestohet Berisha”, Milaim Zeka bën thirrjen e fortë për drejtësinë
- “Do rrëzojmë avionin”, Zeka: Si Kurti e kërcënoi Thaçin për marrëveshjen e Rambujesë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës