Zgjedhjet për kryetarin e PD, Biberaj: Qesharake, rikthimi i Bashës thellon ndarjen
Funksionari i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të cilat pritet të mbahen më 29 korrik.
Ai e ka quajtur turp të madh kandidimin e Lulzim Bashës, pasi sipas tij, demokratët investuan për 10 vite që ai të bëhej kryeministër e jo që të bëhej kryetari i një partie me 10 veta.
Birberaj tha gjithashtu se edhe ish-kryeministri Berisha duhet të tërhiqet e të bëjë çmos që të bashkojë demokratët në një parti, pasi kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të “rrëzuar” Edi Ramën.
“Është ngjallur Lulzim Basha. Basha me këtë rast e thellon ndarjen dhe humbet edhe ndonjë kredit që i kishte mbetur, sepse çfarë po synon të bëhesh kryetar i Partisë Demokratike, kur ti zotëri more investimin tonë 10-vjeçar për t’u bërë kryeministër.
Ne e donim Lulzim Bashën kryeministër, jo kryetar partie me 10 veta, parti vule. Na kujton ca parti që kryetarët i marrin vulat me vete. Nuk prodhon asgjë, e thellon përçarjen, por duhet patjetër reagim edhe nga Partia demokratike që drejtohet nga zoti Berisha. Zoti Berisha duhet të japë dorëheqjen e të largohet. Duhet të bëjë maksimumin ta bashkojë partinë”,-tha Aleksandër Biberaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona