21 vjet nga ekstradimi i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç në Hagë
Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.
Më vonë Millosheviç u akuzua për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe. Millosheviç u arrestua në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.
Gjykimi ndaj Millosheviçit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë zgjati deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij nisi në fund të gushtit të atij viti.
Procesi gjyqësor ndaj Millosheviçit u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.
Më 22 shkurt, Millosheviç deklaroi se nuk ishte në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.
Më 11 mars në ora 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat