Të zgjedhësh Infektivin me dëshirë – historia e kryeinfermieres Ana Luca në Spitalin Infektiv (VIDEO)

10 Prill 2020 | 16:30

La postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të Covid -19. Kjo është historia e Ana Lucës, kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv. Ana u rikthye në profesionin e saj, duke zëvendësuar kolegen që u prek nga coronavirus. Nuk e mendoi dy herë vendimin edhe pse rrezikon të ketë të njëjtin fat.

“Isha me leje të zakonshme, kur mora vesh lajmin për rastet e para të infektuar në Shqipëri . Të nesërmen u ktheva menjëherë në punë dhe kërkova të rikthehesha në profesionin tim, atë të infermieres në spitalin Infektiv  – na tregon Ana për rubrikën Covid – Histori në Euronews Albania.   

Koleget e saj po sëmureshin njëra pas tjetrës, ndaj shumë shpejt Ana mori pozicionin e kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv. Ata që ndjekin rrjetet sociale, mes fotove që publikon ministria e shëndetësisë, ju ka rënë në sy edhe një foto ku duket maska e infermieres me mbishkrimin. Unë besoj në Zot! Ana. Është Ana e rrëfimit tonë.

Ka një tip të veçantë dhe shumë optimist. E këtë optimizëm përpiqet ta përcjellë mes kolegëve të saj, por më së shumti mes të sëmurëve kur hyn në pavion. Orët e gjata të punës ( 12 por ndonjëherë edhe 14 ), nuk ja kanë zbehur shpresën se çdo gjë do kalojë shpejt e do takojë sërish të birin.

Nga frika se mos sëmuret dhe infekton edhe atë, Ana është izoluar e vetme në shtëpi. Dhe momenti kur flet për merakun e të birit, është i vetmi kur heq buzëqeshjen nga fytyra dhe përlotet.  

Është e sinqertë deri në pikën kur pranon se kur hyn mes të sëmurëve druhet se edhe ajo do preket nga virusi që është kudo i shpërndarë. Por ndjenja fashitet, sapo flet me ta dhe kupton që ai staf mjekësor është e vetmja familje për të prekurit nga Covid -19.  

Ana Luca e mbyll rrëfimin me fjalët: “Dalshim të gjithë faqebardhë”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026