UNICEF: Institucionet të veprojnë për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve gjatë izolimit ndaj COVID-19

10 Prill 2020 | 13:01

UNICEF Shqipëri, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare, bazuar në deklaratat e drejtuesve të organizatave për të drejtat e fëmijëve që të trajtojnë urgjentisht masat e mbrojtjes së fëmijëve me qëllim mbrojtjen e mirëqenies së atyre që mund të jenë të ekspozuar ndaj dhunës, shfrytëzimit, trafikimit dhe abuzimit seksual gjatë situatës së emergjencës të krijuar nga COVID-19.

“Në Shqipëri, ashtu si edhe thuajse kudo gjetkë në Evropë dhe në botë, masat e vetëizolimit dhe ndërprerja e ofrimit të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijës rëndojnë  fëmijët që jetojnë në varfëri, në streha të përkohshme, në institucione të kujdesit rezidencial, në të ashtuquajturat “qendra zhvillimore” për fëmijët me aftësi të kufizuara, në burgje dhe në qendra të ndalimit të migrimit dhe në ambiente të tjera të mbyllura, sepse rastet e dhunës, abuzimit seksual dhe shfrytëzimit të fëmijëve kanë gjasa të shtohen dhe të mos zbulohen”, shkruhet në deklaratën e UNICEF.

UNICEF ka propozuar 5 fusha kryesore që duhet të përforcohen menjëherë:

-Fuqia punëtore e sistemit të mbrojtjes së fëmijës dhe shoqërore duhet të konsiderohet si fuqi punëtore themelore gjatë emergjencës së shkaktuar nga COVID-19..

-Linja kombëtare për ndihmën e fëmijës 116 111 dhe shërbime të tjera këshillimi psikologjik në distancë (në internet apo përmes telefonit) duhet të mbështeten me qëllim që të funksionojnë 24 orë në ditë 7 ditë në javë pa ndërprerje.  

-Strehat e përkohshme për viktimat e abuzimit dhe ato që janë në rrezik të menjëhershëm dhe të lartë, do të kenë një rol jetëshpëtues dhe si rrjedhojë duhet të identifikohen në të gjithë vendin dhe duhet të ofrojnë ambientet e nevojshme të karantinës për të ardhurit e rinj, nëse dhe kur kjo është e nevojshme;

-Angazhimi i fuqisë punëtore para-profesionale duhet të nxitet dhe lehtësohet për të ndihmuar profesionistët në detyrë (punonjësit e mbrojtjes së fëmijës dhe punonjësit socialë) me përforcime shtesë, përndryshe sistemi aktual i mbrojtjes mund të rrezikojë kolapsin nën kërkesën dhe sfidat e mëdha.

-Vetë fëmijët duhet të fuqizohen të marrin pjesë aktive për t’iu përgjigjur kësaj krize, përfshirë edhe përmes nismave moshatar me moshatar në internet dhe duke përdorur teknologjinë. Në këtë mënyrë shumëfishojmë potencialin që vetë fëmijët kanë për të trajtuar këtë pandemi të paprecedentë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026