Eksploro BE: Shumë punë e reforma në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE
Integrimi i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të thote vetëm përfitime, por edhe shumë punë për të përmbushur detyrimet e vëna nga ndërkombëtarët. Dhe më së shumti kjo punë përkthehet në reforma. Puna për reformat integruese herë – herë ka ecur me ritme të shpejta e disa herë ka ngecur. Madje në disa momente ka bërë edhe hapa pas. Kjo pasi reformat kanë nevojë për konsensus politik mes palëve.
Cikli i dokumentarëve “Eksploro BE”, ka bërë një analizë të plotë të fakteve, përmes zërave të disa ekspertëve dhe politikanëve si një vështrim mbi rrugëtimin e vendit tonë dhe përpjekjet për të aderuar në familjen e madhe evropiane.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë e kahershme. 30 vite punë dhe reforma të ndërmarra në vazhdimësi. Por gjithnjë politika ka qenë e ndarë edhe në këtë proces. Edhe pse në të gjitha sondazhet, më shumë se 90 përqind e shqiptarëve janë pro këtij procesi, politika nuk ka ditur që të bashkojë forcat dhe ta cojë më tej atë.
Në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane, Shqipërisë i është dashur të ndërmarrë reforma të vazhdueshme, të thella, shumë herë pa konsensus politik e disa herë të tjera me konsensus të gjerë.
Por kur Shqipëria ka më shumë se 3 vite e gjysmë që e ka miratuar reformën në drejtësisë, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ende sot ajo nuk është implementuar si e plotë. Ndaj puna për reformat duket ende me një rrugë të gjatë para për t`u cilësuar si e plotë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve