Zbardhet paketa e dytë, kush përfiton nga ndihma shtetërore dhe profesionet që përjashtohen
Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi për ndihëm financiare për punonjësit që kanë mbetur pa punë si shkak i masave shtrënguese ose jo. Vendimi mban datën 16 prill dhe parashikon një fond prej 40 mijë lekësh, i cili do të jepet në mënyrë të menjëhershme nga shteti dhe do të jetë vlefshëm për periudhën prill-qershor.
Në vendim janë detajuar edhe profesionet që përfitojnë ose jo nga kjo nismë ku shprehet se ndihma financiare prej 40 mijë lekësh do ta përfitojnë të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
Ndihëm financiare do ta marrin edhe ish-punonjësit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por që I kanë larguar për shkak të rënies së xhiros nga masat shtrënguese.
Ndihma financiare do të përfitohet edhe nga të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të operojnë por që në mënyrë indirekte janë prekur nga masat shtrënguese për shkak se qytetarët nuk I kanë frekuentuar.
VKM-ja detajohet më të tej ku përcaktohen edhe bizneset dhe profesionet që nuk e përfitojnë atë. Bëhet fjalë për të punësuarit në subjektet me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike; profesione si: avokat, noter, mjek I specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Fasha e fundit që përfiton nga paketa e dytë ekonomike është industria e truizmit. Qeveria ka parashikuar që të japë një ndihëm financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listë-pagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Por edhe këtu ka kufizime pasi në vendim është parashikuar se nëse subjekti, ushtron disa lloje aktivitetesh, e përfitojnë ndihmën financiare vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese. Krahas kësaj, edhe individët që kanë pasur të ardhura vjetore për vitin 2019 mbi 2 milion lekë bruto nuk do të jenë pjesë e ndihmës financiare.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve