Lista e aktiviteteve që lejohen të punojnë gjatë situatës së COVID-19

18 Prill 2020 | 11:15

Qeveria shqiptare ka vendosur të lehtësojë masat shtrënguese, të cilat i aplikoi fillimisht për të frenuar përhapjen masive të pandemisë globale të COVID-19.

Lista e aktiviteteve është e gjatë dhe prek disa sektorë të rëndësishëm, të cilët tashmë me autorizimin e qeverisë, kanë të drejtën për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik, por duke zbatuar në mënyrë rigoroze të gjitha rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik.

Bizneset të cilat pritet të ngrenë qepenat nga dita e hënë janë të kategorive të ndryshme, duke nisur nga tregjet me shumicë dhe pakicë, kozmetika, hotelet, peshkimi, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, dhe deri tek aktiviteti në sektorin bujqësor dhe atë industrial.

Veprimtaria e subjekteve të “zhbllokuara” nga masat shtrënguese do të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Më poshtë, në fotogaleri, i gjeni të gjitha subjektet që tashmë janë lejuar nga autoritetet për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik.

Lexoni gjithashtu:

Bizneset që lejohen të punojnë duhet të ndjekin këtë protokoll rregullash

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026