Pensionistët shijuan lirinë dhe rrezet e diellit deri në orën 11:00, më pas ndërhyri policia
Liria për të shëtitur deri në orën 11 për pensionistët përkoi me një kohë të mirë me rreze dielli në të gjithë vendin. Në Shkodër stolat në lulishtet e qytetit, por edhe pedonalja u shfrytëzuan nga grupmosha e tretë për të shëtitur, për të marrë rreze apo shkëmbyer biseda me miq që u kanë munguar prej kohesh.
Edhe në Pogradec, buzë liqenit u panë pensionistë të shumtë të cilët thonë se kishin mbi 1 muaj pa lëvizur.
“Ka një muaj e ca që nuk kemi lëvizur fare”, tha një i moshuar.
“Nuk dal, por meqë nuk ka njerëz të tjerë sot vërdallë është e shkëlqyer”, u shpreh një tjetër.
“Ditë e lirisë për ne pensionistët, erdha dhe u takova me dy korifenjtë Lasgushin dhe Mitrushin”, shtoi një pensionist tjetër.
Në kryeqytet krahas lulishteve, një përqendrim të madh të pensionistëve pati edhe në kodrat e “Liqenit Artificial”. Por, kur ora kaloi 11 u desh ndërhyrja e forcave të policisë për t’i lajmëruar pensionistët se duhet të shkonin në banesë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve