Bizneset që hapën dyert, frikë se mund të shkojnë drejt falimentimit
Pas më shumë se një muaji, Alban Masha ka hapur dyert e biznesit të tij. Pronari i një byrektoreje në zonën e “Tregut çam” në Tiranë na tregon se, ndonëse aktiviteti që ai ushtron është në listën e re të bizneseve që lejohen të rihapen, pas situatës së krijuar nga coronavirus, ende nuk e ka nisur punën.
“Për momentin nuk do e hap derisa të stabilizohet tregu, se unë me tregtarët punoj. Po e hapa jam bashkë me bashkëshorten se nuk kam mundësi financiare për punëtorët. Po ta hap unë do shtyp kasën, mirëpo xhiro ditore që bëhet aktualisht mua nuk ma leverdis pasi dal me humbje”, shprehet ai.
Ditën e sotme, ai tregon se ka ardhur në biznesin e tij për të bërë pastrimin dhe dezinfektimin. Meraku i tij është ruajtja e distancës pasi ambienti që ka është i vogël, ndaj edhe është detyruar të largojë dy punonjës.
“Sipas rregullave që duhet të mbaj largësi 1 metër e gjysmë, imagjino këtu katër veta ku duhet të punojnë. Ja sa është tavolina e punës. Ja se unë rri këtu, se unë këtë punë bëj, pjek edhe shes. Ja edhe me klientin mbaj distancës, po këtu si të veproj”, thotë Albani.
Duke qenë se aktiviteti i tij supozohet të vijojë punën, ai nuk përfiton nga paketa financiare. Sipas tij humbjet janë të mëdha, për këtë arsye ai kërkon ndihmë.
“Shteti të na ndihmojë me një ndihmë të vogël financiare, sa të paguaj dritat jo më tepër. Kaq, pagën minimale”, apelon tregtari.
Pandemia COVID-19 duket ka dhënë efekte negative tek biznesi i vogël, shumë prej të cilëve kanë mbyllur dyert dhe kanë pësuar humbje të mëdha, ndërsa një numër i madh punonjësish tashmë janë papunë. Sipas institucioneve shtetërore bëhet fjalë për rreth 60 mijë punonjës, por sipas shoqatave të biznesit kjo shifër është dy herë më e lartë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve