Aplikimet për ndihmë financiare, Tatimet kanë shqyrtuar, mbi 17 mijë kërkesa për paketën e dytë
Aplikuesit për ndihmë financiare nga qeveria po shqyrtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila nëpërmjet një njoftimi, bëri të ditur se janë verifikuar 17.207 kërkesa dhe pritet disbursimi i shumës për përfituesit e parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat për shpërndarjen e ndihmës financiare nga paketa e dytë ekonomike. Sipas njoftimit bëhet me dije se deri më sot kanë aplikuar 18.082 biznese me një numër total prej 43.551 punonjësish.
Deri më tani Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka shqyrtuar 17,207 kërkesa me një numër punonjësish prej 37,773 ku pas verifikimit të kryer, pritet edhe shpërndarja e ndihmës ekonomike.
Sipas paketës së dytë ekonomike të qeverisë parashikohen që punonjësit që nuk përfituan nga ndihma e parë e qeverisë, të marrin një shumë prej 40 mijë lekësh e cila do të jetë e vlefshme për një periudhë 40 ditore.
Krahas kësaj, qeveria nga ana e saj ka nisur edhe lehtësimin e masave shtrënguese ku edhe gjallërimi ekonomik pritet të fillojë sërish pasi një periudhe paralize 40 ditore.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve