Rikthimi i maturantëve në shkolla, Ministrja Shahini siguron se gjithçka është gati
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, siguroi të shtunën se të gjitha shkollat janë gati për të mirëpritur me garanci dhe siguri të shtuara higjienike maturantët.
Përmes një foto-albumi të postuar në Facebook, Ministrja ka theksuar se më 18 maj çdo gjë do të jetë gati sipas planeve.
Rreth 31 mijë maturantë pritet t’i rikthehen mjediseve të shkollave pas 2 muajsh mësim online.
Nga 18 maji deri më 5 qershor, ata do të zhvillojnë mësim nga 4 orë në ditë për të ripërsëritur lëndët e provimeve të maturës – matematikë, letërsi, gjuhë e huaj dhe lënda e provimit me zgjedhje.
Në baskëpunim me autoritetet lokale janë vënë në dizpocion 490 godina shkollash të cilat janë dezinfektuar dhe shënjuar me distancat e kërkuara.
Ata që nuk e ndjejnë veten të sigurt, mund t’i ndjekin ripërsëritjet e lëndëve online.
Provimet e maturës zhvillohen nga data 8 qershor deri më 18 qershor. Ndryshe nga herët e shkuara ato do të jenë 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë dhe do të jenë vetëm me alternativa.
Në çdo shkollë do të ketë sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë vendosur në mënyrë të atillë që të garantojnë distancimin fizik.
Lexoni gjithashtu:
Drejtoresha e politikave arsimore tregon për Euronews Albania si do të zhvillohet mësimi më 18 maj
Rikthimi në shkolla, Ministrja Shahini publikon masat që po merren në gjimnaze
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar