Komuniteti LGBTI në Shqipëri: Ndihemi të papërfaqësuar nga asnjë parti politike

16 Maj 2020 | 19:47

Shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut nga palët politike ka bërë që komuniteti LGBTI ta ndjejë veten të papërfaqësuar. 

Përmes “Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT” dhe “Të bashkuar PRO kauzës LGBT” komuniteti theksoi me një deklaratë të shtunën se “nuk është i përfaqësuar politikisht në asnjë parti në Shqipëri”.

“Të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut,” – thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Reagimi i komunitetit LGBT erdhi pasi ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka përdori të shtunën gjuhë fyese dhe denigruese ndaj disa flamujve të LGBT-së vendosur në Bashkinë Tiranë.

Gjuha fyese dhe shenjestrimi politik i ish-deputetit demokrat vjen një ditë para 17 majit, ditës ndërkombëtare të homofobisë.

Në deklaratën e shpërndarë për media, komuniteti LGBTI i bën thirrje PD-së që të distancohet dhe të mbajë qëndrim nga gjuha e përdorur prej Nokës, i cili është dhe anëtar i Kryesisë së PD-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria e mban online paradën e krenarisë së komunitetit LGBTI këtë vit

Për herë të parë online, COVID-19 zhvendos në internet Paradën e Krenarisë LGBTI

Kriminalizimi i homofobisë, Xheni Karaj: Jemi para Zvicrës për ligje, por nuk zbatohen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026