Rreth 400 mijë gjoba në vit për parkim të gabuar në Tiranë
Qytetarët në Tiranë kanë marrë rreth 400 mijë gjoba për parkime të gabuara gjatë vitit 2021.
Emisioni Mirëmengjes në Euronews Albania transmetoi se 329.225 e gjobave janë vendosur nga policia bashkiake, ndërsa 60.622 nga policia rrugore.
Prej 329.225 gjobave, bashkia ka mbledhur 261.157, duke arkëtuar 256.187.040 lekë nga këto gjoba.
Gjoba nga bashkia e Tiranës janë dhënë edhe për zaptim të hapësirave publike nga subjekte private gjatë 2021, ku në total janë 709.
Vlera e këtyre 709 gjobave është 2.649.000 lekë.
389.996 gjoba është një shifër e lartë brenda një viti. Për të përmirësuar situatën, eksperti rrugor Fatmir Hasho sugjeron ndërtimin e parkingjeve me kate.
Në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania, ai tha se “parkimi dysh është problemi më madhor në Tiranë”.
Hasho tha se një tjetër problematike është se në Tiranë “nuk ka parkingje publike dhe ka komplekse rezidenciale pa parking”.
Ndërsa, urbanisti Saimir Kristo thotë se për të zgjidhur problematikat me automjetet, është e nevojshme të reformohet transporti publik.
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit