Rrëfimi i një studenti që ka studiuar një degë pa treg pune

19 Prill 2022 | 08:25

Të dhënat e INSTAT zbuluan se këtë vit akademik numri i studentëve pësoi rënien më të madhe me 19 për qind për degët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Enea Islamaj tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se përse zgjodhi të studionte mbrojtje bimësh në këtë fakultet.

“Duke qenë se kjo është një nga degët që nuk zhvillohet më tepër në Shqipëri, mendova pse jo ta provoj, duke qenë se dukej interesante. Thashë që ndoshta në të ardhmen, mund të kem edhe një biznesin tim që të zgjeroj njohuritë e mia,” – u shpreh Enea.

Ndër të tjera ai vuri theksin në uljen e numrit të studentëve që është një fenomen mëse i dukshëm.

“Në vit të parë mund të kenë qenë rreth 100 studentë më tepër, ndërsa aktualisht janë rreth 30,” – u shpreh djali i cili tashmë është student i vitit të parë master, por eksperiencat e punësimit nuk kanë lidhje me degën që po studion.

“Pas përfundimit të baçelorit nuk munda të gjeja një profesion në shkollën që unë kam mbaruar, kështu që u detyrova të nis një punë kamarier, banakier, recepsionist, punët më të zakonshme që mund të bëjë një 20 vjeçar në Shqipëri,” – tregoi Enea.

Ai shpreson që në të ardhmen të ketë një farmaci bujqësore dhe tregoi se aktualisht është ende duke u përpjekur që të gjejë një punë në zanat, në degën që ka mbaruar.

“Në vend tjetër përveçse farmacisë time nuk mund të punësohem. Për shembull, në postet administrative ose në depot farmaceutike është pak e vështirë nëse nuk ke një ndihmesë, një shtysë nga të tjerët,” – tha Enea.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026