Berisha për Euronews Albania: Ju garantoj se ky ishte Kuvendi i bashkimit
Pas votimit për ndryshimet në statut, Sali Berisha deklaroi për mediat se ky ishte Kuvendi i bashkimit.
Pyetur nga gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha nëse me 60% të deputetëve që mungonin ky ishte një Kuvend bashkimi, Berisha u shpreh se për diçka të tillë mund të garantonte.
“Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtarë,” – tha ish-kryeministri.
Berisha deklaroi se fokusi i tij ka qenë bashkimi i bazës dhe sipas tij të gjithë janë dëshmitarë se sa e bashkuar është sot Partia Demokratike.
“Një pjesë e mirë ishin, të tjerë nuk ishin. Ky tren nuk ndalet. Është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka kohë që të ndalet. Kush do që ti bashkohet është i mirëpritur. Ata që duan të përqëndrohen në zgjedhjet e tyre, unë e respektoj,” – deklaroi ish-kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 15:12 Aksident në autostradën Vlorë–Fier, plagoset lehtë një motorist
- 14:47 Marrëveshja, Bolton: Teherani luajti me Trump si të ishte një violinë
- 14:43 Zjarr i fuqishëm në magazinën e fabrikës në Elbasan, zjarrfikësja në vendngjarje
- 14:39 500 më të pasurit e botës shtojnë pasurinë e tyre rekord me 336 mld dollarë brenda një dite të vetme
- 14:36 Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn
- 14:29 SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë