Presidenti i ri, Gjiknuri: PD të sjellë emra, kandidat pa ambicie politike
Partia Socialiste është në kërkim të presidenti që nuk ka ambicie të mëtejshme politike dhe të qëndrojë mbi palët. Kështu deklaroi Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, ftoi Partinë Demokratike që të propozojë emra për president, por duke theksuar se Sali Berisha nuk mund të bëhet pjesë e tryezave të diskutimit për këtë çështje.
“Kemi përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, nuk besoj që PS do të tërhiqet dhe të jetë profil i një njeriu që nuk ka ato ambicie të shfaqura politike dhe të jetë një njeri që ka integritet dhe pa ambicie të mëtejshme politike. Edhe opozita ka fjalën dhe dëshirën e saj e mund të trysnojë pozitivisht”, u shpreh Gjiknuri.
Duke mos pranuar të flas për emra, Gjiknuri e komentoi kështu kandidimin e Fatos Nanos për president.
“Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat”, tha Gjiknuri.
Gjatë kësaj konference me gazetarët, Gjiknuri foli edhe për Asamblenë e Partisë Socialiste, në të cilën pritet të miratohen ndryshimet statuore dhe plani i punës përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)