Pirja e duhanit tek të miturit, dyfishohet numri nga viti 2015 në 2020
Vitet e fundit është shtuar konsumi i cigares tek të miturit në vendin tonë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH), ku grupmosha 13-15 vjeç mbetet problematike.
Shihet një tendencë gjithnjë e në në rritje te përdorueset gra sa i përket duhanpirjes, madje edhe në mosha të vogla.
Emisioni “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, ka publikuar statistikat për periudhën 2015-2020, ku shihet se ka një dyshifim të të miturve që konsumojnë duhanin, si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë.
Gjithashtu, edhe numri i të miturve që konsumojnë cigare elektronike është dyfishuar, për të njëjtën periudhë.

Për shkak të përdorimit të cigareve për një kohë të gjatë, shifrat mbeten alarmante sa i përket vdekshmërisë nga duhanpirja. Në Shqipëri, çdo vit vdesin 4,500 persona nga sëmundje që shkakton duhanpirja
Qarqet me numrin më të madh të duhanpirësve të moshës 15-49 vjeç janë Vlora me 45%, ndjekur nga Tirana dhe Berati me 42%.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit