Alibeaj thotë se PD s’do marrë pjesë në votimin e presidentit, reagon Balla
Nuk ka asnjë sens që Partia Demokratike të marrë pjesë në seancën e votimit të presidentit duke qenë se u përjashtua nga procesi i përzgjedhjes së tij.
Kështu tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat.
“Arritëm sot para momentit, kur Shqiptarët duhej ta dinin kush do të ishte presidenti. Qëndrimi ynë është, nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve atë president që thotë Kushtetuta”, tha Alibeaj.
Menjëherë pas deklarate reagoi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një statusi në faqen e vet në Facebook.
“Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjesht fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, shkruan ndër të tjera Balla.
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.
Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat. Në raundin që do të mbahet nesër zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë