Rama në Bruksel: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel, ku tha se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet.
Rama tha se Bullgaria, një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Unë jua kam thënë dhe po e përsëris përkundër optimizmit të ngutur të disave dhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës dhe në vështrimin e 26 vende të tjera atë romanin e famshëm të Archibald Cronin.”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Takimi i sotëm midis lidërve, në të cilin do të marrin pjesë edhe ata të Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshilli Europian, sipas agjendës së publikuar.
Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Unioni pritej që të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por, Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme