Kryemadhi: Pjesëmarrja në protestë tregoi se qytetarët kanë kuptuar grabitjet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi këtë të premte në një konferencë për mediet se pjesëmarrja në protestën e djeshme tregoi se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitjet e qeverisë Rama.
“Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja në protestën e djeshme është se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitjet e qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.
Teksa përmendi aferrën inceneratorëve, ajo i bëri thirrje SPAK që të vijojë me hetimet.
“Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve. I bëj SPAK që mos ta zgjasë më kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontratat, i grabitet shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale. Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30 vjeçar. S’ka njeri që t’i grabisë shqiptarët me një firmë të vetme dhe t’i detyrojë ata që ti mbajë peng me një koncesion 30-vjeçar. dhe t’i përdorë paratë për lobingje, apo për pastrim parash”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve