Sveçla: Radoiçiç, në krye të kontrabandistëve që sulmojnë Policinë në veri
Ata që janë duke e sulmuar Policinë e Kosovës në veri të vendit, janë të njohur për organet e rendit si individë të kyçur në aktivitete ilegale.
Kështu deklaron për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, janë disa grupe të kontrabandistëve, që janë të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë.
Ministri i Brendshëm nënvizon se Serbia i shfrytëzon këto grupe për të minuar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ndërsa si shpërblim, shton ai, u jep mundësi për t’u pasuruar si dhe imunitet pa kufi.
Sveçla thotë se Millan Radoiçiç, i cili është në arrati nga organet e Kosovës për rastin “Brezovica”, është njëri ndër krerët e këtyre strukturave.
Kujtojmë që Radoiçiç është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat