Një shqiptar për sfidën Inter-Bayern, Jareci: Kur shkel në fushë, s’je më tifoz

6 Shtator 2022 | 10:31

Arbitri shqiptar Sokol Jareci është caktuar nga FIFA si vëzhgues i gjyqtarëve në sfidën Inter -Bayern.  Në një intervistë për Euronews Albania, Jareci u shpreh se ky është një vlerësim maksimal për të dhe sektorin e arbitrimit në FSHF.

Ai tha se vlerësimi nga UEFA ka nisur 2 vjet më parë, me ndryshimin e komitetit drejtues, teksa tregoi se ka qenë edhe pjesë e arbitrimit në finalen e Conference League, që e vlerësoi si një nga arritjet me të mëdha në karrierë.

Sipas Jarecit, edhe arbitrat mund të jenë tifozë të skuadrave të caktuara, por në momentin që zbresin në fushë për të arbitruar fokusohesh vetëm te profesioni.

“Këto janë sfida të nivelit të lartë pasi ke të bësh me arbitra të njohur. Edhe arbitrat kanë simpati për një ekip të caktuar, por kur zbret në fushë fokusohen vetëm tek profesioni”, tha Jareci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026