Ngrijnë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Sponsorizoi sulmin kibernetik
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
“Në bashkëpunim me agjenci të specizluara partnere të anti-terrorit dixhital u arrit të zbulohej fillimisht se sulmi kibernetik i 15 korrikut mbi Shqipërinë, ishte një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakontestueshme se agresoni është sponzorizuar nga Republika Islamike e Iranit.
Një agresion shtetëror, hetimi i thelluar na vuri prova të pakundërshtueshme, se agresioni është bërë nga Republika Islamike e Iranit, ka angazhuar 4 grupe, ndër to një nga grupet më famëkeqe, autor i sulmeve të Izraelit, Emiratet e Bashkuara dhe Qipro. Kemi informuar aleatët tanë strategjikë, NATO dhe kemi ndarë dhe rezultate e pakundërshtueshme. Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit”, u shpreh ai.
Më 15 korrik, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri të ditur se vendi ynë po përballej me një sulm kibernetik që vinte nga jashtë Shqipërisë.
Pas sulmit kibernetik, portali qeveritar e-Albania riktheu në funksion 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij