Gerti Bogdani sulmon Erion Veliajn: Përgjegjësi kryesor për ndërtimet pa leje
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj, është përgjegjësi kryesor për ndërtimet pa leje në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani u shpreh se Veliaj kërkon t’ia hedhë fajin Edi Ramës, duke thënë se lejet i aprovon kreu i qeverisë, por firmën në fund e vendos vetë ai.
“Këta nuk kontrollojnë dot pallatet në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, po të hapë dritaren e zyrës, atë ndërtimin pa leje për të cilin flet kryeministri, e ka përballë zyrës së vet. Nuk mund të thuash që nuk e ka kryetari i bashkisë këtë gjë. Kryetari i bashkisë është ai që menaxhon qytetin, tani nuk e paska fajin Erion veliaj, po ia hedh fajin Edi Ramës?
Në fund të ditës, përgjegjësi kryesor është kryetari i Bashkisë. Unë e kuptoj që kryetari i bashkisë dhe njerëzit rreth e rrotull tij, tentojnë dhe thonë që nuk kemi çfarë i bëjmë Ramës, janë lejet e Ramës, por është kryetari i bashkisë, i cili ka firmosur 100 leje ndërtimi brenda muajit”, theksoi Bogdani.
Tetë pallate dhe shtesa pa leje të ngritura në Tiranë i kanë kaluar shtetit. Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimet, ku vetëm godina në qendër e njohur si ‘Sytë e Tiranës’ ka transferuar vullnetarisht shtesën pa leje, pjesa tjetër është konfiskuar.
Konfiskime ka në rrugën ‘Qamil Guranjaku’, pranë kryqëzimit me ‘Rrugën e Elbasanit’ të një hoteli me 6 kate, një pallati dhe kateve shtesë pa leje në dy pallate të tjera në zonën e Farkës, katet 4 deri në 7 të një kompleksi banimi në “Rrugën e Elbasanit” dhe tre kate pa leje në një pallat “Rrugën Kont Urani’, mes “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit”.
Janë konfiskuar gjithashtu edhe katet shtesë të një godine banimi dhe shërbimesh në rrugën e ‘Myslym Shyrit’.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 00:16 Dita e 12 e protestës mbyllet në Sheshin Skënderbej me himnin kombëtar
- 22:59 Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
- 22:58 Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut
- 22:33 “Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës