Tensione për targat në Kosovë? Analisti: Nuk dihet porosia e amerikanëve ndaj Kurtit
Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç po përpiqen gjatë bisedimeve në Bruksel që “të rrisin apo të ulin pazarin” për çështjen e targave.
Analisti nënvizoi se dy krerët e shteteve përpiqen që të mbrojnë interesat e tyre.
“Këto lëvizje të terren siç është puna e targave nga ana e Vuçiç dhe nga ana e Kurtit janë tendenca për ta ulur apo ngritur pazarin”, u shpreh ai.
Sa i përket qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për targat, ai nënvizoi se nuk dihet se çfarë porosie i kanë dhënë amerikanët.
“Nuk dimë mesazhin që i është dhënë Albin Kurtit nga ana e amerikanëve. Dimë se çfarë kanë thënë publikisht Escobar dhe ambasadori amerikan, por nuk e dimë nëse atij i është thënë që të vazhdojnë me qëndrimin e tij.
Serbët insistojnë t’i mbajnë targat me regjistrime të qyteteve të Kosovës por me simbole të Serbisë, për të treguar botërisht se Veriut i Kosovës, është një pjesë tjetër e Serbisë, u shpreh analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve