“Gjuante me armë”, dëshmia tronditëse e komshiut të radikalit fetar: Ishte jo social
Komshiu i radikalit fetar, Gjergj Laçi është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se ai konsumonte alkool dhe gjuante edhe më armë zjarri.
Komshiu e përshkruan 52-vjeçarin si një njeri jo social, që nuk lejonte gruan e tij të dilte nga pragu i shtëpisë.
“Ndonjë problem nuk ka pasur me ne. Familjen e vetë e ka ngujuar brenda 6 apo 7 vite më parë, gruan se fëmijët ia kemi parë. Ka pasur problemin e shtëpisë se do ia shembte shtetin. Ka 3 deri 4 vite që vendoste çarçafë apo batanije në ballkon. Nuk rrinte me njeri, nuk ishte njeri social. Në lagje nuk njihen as bashkëshortja, as fëmijët. Gjatë gjithë kohës grillat kanë qenë të mbyllura. Me raste konsumonte alkool dhe gjuante me armë. Njëherë e ka arrestuar policia”, u shpreh ai.
I moshuari tregoi më tej se Laçi nuk ka lejuar gruan e tij që të shkonte në varrimin e babait.
“Kur ka vdekur babai i gruas, nuk e ka lejuar gruan që të shkonte ta varroste. Njerëzi i lejonte deri në derë, jo brenda”, tha ai.
Arrestimi i 52-vjeçarit:
Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.
Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.
52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.
Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)